Deschamp rikthen në kombëtare Dembelen, Giroud dhe Benzema në pikëpyetje

Futboll

Deschamp rikthen në kombëtare Dembelen, Giroud dhe Benzema në pikëpyetje

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 16:15
Deschamp

Në ditët në vijim, trajneri i Francës, Didier Deschamps do të shpallë listën e lojtarëve të thirrur për ndeshjet e fundit miqësore para Botërorit.

Sipas “Telefoot”, trajneri francez ka ende dyshime në lidhje me emrat që duhet të ketë në dispozicion për Botërorin.

I sigurt duket se është rikthimi i Ousmane Dembele të Barcelonës, “fal” dëmtimit të Coman, me Benzema në dyshim.

Deschamps është ende i pavendosur për Olivier Giroud të Milanit, ndërsa Tolisso është padyshim jashtë, dhe Wesley Fofana, nënshkrimi rekord i Chelsea-t në këtë verë, gjithashtu ka të ngjarë të jetë jashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat