Tuchel: Jam i shkatërruar që mori fund

Futboll

Tuchel: Jam i shkatërruar që mori fund

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 23:01
Tuchel

Gjermani Thomas Tuchel thyen heshtjen pas shkarkimit të tij nga Chelsea dhe këtë e bën nëpërmjet rrjeteve sociale. Në mesazhin e shkruar në llogarinë e tij, Tuchel thekson se nuk e priste që të shkarkohej.

“Ky është një nga komunikimet më të vështira që më është dashur të shkruaj ndonjëherë dhe që shpresoja të mos e bëja për shumë vite.

Jam i shkatërruar që rrugëtimi im te Chelsea ka marrë fund. Ky është klubi ku u ndjeva si në shtëpinë time, si profesionalisht ashtu edhe personalisht. Faleminderit shumë të gjithë stafit, lojtarëve dhe tifozëve që më bënë të ndihem i mirëpritur që në fillim.

Krenaria dhe gëzimi që ndjeva duke ndihmuar ekipin të fitojë Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës për Klube do të mbeten me mua përgjithmonë. Jam i nderuar që kam qenë pjesë e historisë së këtij klubi dhe kujtimet e 19 muajve të fundit do të kenë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat