Çdo lojtar nuk do e kishte menduar dy herë të notonte mbi para...

Futboll

Çdo lojtar nuk do e kishte menduar dy herë të notonte mbi para...

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 12:58
Ronaldo

Futbolli viteg e fundit është orientuar gjithnjë e më tepër rreth parasë. Ofertat marramendëse kanë tunduar edhe emra të njohur të këtij sporti, që kanë zgjedhur të mbushin xhepat në një kampionat jo cikësor se sa të lu.ftojnë për karrierë në Europë. Por i tillë nuk është Ktistiano Ronaldo.

Megjithëse kërkoi me ngulm të ndërronte skuadër këtë verë, arsyeja ishte ambicia për rekorde dhe jo ana ekonomike. “CNN Portugal” zbulon se në tryezën e 5 herë fituesit të Topit të Artë mbërriti një ofertë e çmendur nga Arabia. Al-Hilali ofroi 243 milionë euro për dy sezone, çka përkthehet ndryshe në 2.3 milionë euro në javë.

Një shifër stratosferike që do të kisgte thyer çdo rekord në botën e futbollit. Çdo futbollist tjetër, aq më tepër në moshën e tij, nuk do e kishte menduar dy herë të notonte mbi para.

Por kartmonedhat nuk e tundojnë Ronaldon, i cili edhe pse 38-vjeç, ka egon e zjarrtë për të vendosur rekorde në nivelin më të lartë të futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat