Vinicius e Raphinha në garë me Antonyn për të luajtur përkrah Neymarit te Brazili

Futboll

Vinicius e Raphinha në garë me Antonyn për të luajtur përkrah Neymarit te Brazili

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 19:30
Neymar

Brazili krenohet me disa nga lojtarët më të mirë në botë, por jo të gjithë mund të startojnë në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Brazili është gjithmonë i pasur sa i përket talenteve në repartin e sulmit. Nga Pele te Rivaldo te Ronaldo, ngjyrat e verdha dhe jeshile janë sinonim i futbollit të jashtëzakonshëm sulmues, një standard ky i frikshëm për gjeneratën e tyre aktuale.

Grupi i futbollistëve të grumbulluar nga Tite është i frikshëm sa i përket cilësisë, por trajneri duhet të bëjë zgjedhje të vështira për të marrë maksimumin prej tyre.

Të gjithë e dinë që Neymar do të fillojë ndeshjet nga minuta e parë, por se kush do ta ndihmojë atë në fazën e sulmit nga treshja, Vinicius Junior, Antony e Raphinha mbetet të shihet.

Sipas raportimeve të fundit, ylli i Real Madridit, Vinicius Junior dhe ai i Barcelonës, Raphinha pritet ta përbëjnë treshen e sulmit të trajnerit Tite.

Ndërkaq, anësori i United, Antony, pritet që të garojë me Raphinhan për një vend startues në formacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat