Brozoviç: Dy sfidat me Barcelonën do të jenë vendimtare     

Futboll

Brozoviç: Dy sfidat me Barcelonën do të jenë vendimtare     

Më: 14 shtator 2022 Në ora: 17:32
Brozoviç

Interi u shortua në grupin e “ferrit” së bashku me Bayern Munich, Barcelonë dhe Viktoria Plzen. Një grup ku 3 skuadra do të garojnë për 2 vendet e para, ku do të kërkojnë “kokën” e njëra-tjetrës.

Zikaltrit mbrëmë luajtën ndaj Plzen, takim që triumfuan me shifrat 2-0, teksa lojtari i kësaj ndeshje ishte Macelo Brozoviç.

Pas ndeshjes për “Sky Sport Italian” mesfushori ka theskuar se dy sfidat ndaj Barçës do të jenë vendimtare për ziklatrit, pasi edhe katalanasit janë mposhtur nga Bayern Munich, ndërsa kanë fituar ndaj Plzen.

“Tani do të përpiqemi t’i fitojmë të gjitha ndeshjet, ndërsa dy sfidat ndaj Barcelonës do të jenë vendimtare.

Gjithmonë ndihmon kur fitojmë, duhet të vazhdojmë kështu, duke fituar dhe duke marshuar përpara”, është shprehur Brozoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat