Reali, Napoli e PSG fitojnë, City spektakolar! Juventusi dhe Chelsea dështojnë

Futboll

Reali, Napoli e PSG fitojnë, City spektakolar! Juventusi dhe Chelsea dështojnë

Nga: Kemajl Goca Më: 14 shtator 2022 Në ora: 20:59 Përditësuar në ora: 23:15 më 14.09.2022
Reali feston

Kështu duket renditja në secilin grup në Champions League

Dje dhe sot janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së dytë të Champions League në futboll.  

Skuadra që kanë shënuar nga dy fitore, janë: Napoli i Amir Rrahmanit, Club Brugg, Bayerni, Sporting, Real Madridi, Manchester City dhe PSG. 

Çudia është me Juventusi, dy ndeshje dhe dy humbje, rrezikon eliminimin nga gara më prestigjioze. 

Grupi A
Rangers - Napoli 0:3 (0:0)
Liveropol- Ajax 2:1 (1:1)

Renditja

1.Napoli    2    2    0    0    7:1    6
2. Liverpool    2    1    0    1    3:5    3
3. Ajax    2    1    0    1    5:2    3
4. Rangers    2    0    0    2    0:7    0

Grupi B
Porto - Club Brugge 0:4 (0:1)
Bayer Leverkusen – Atletico 2:0 (0:0)

Renditja 
1. Club Brugge 2        2    0    0    5:0    6
2. Bayer Leverkusen    2    1    0    1    2:1    3
3. Atl. Madrid    2    1    0    1    2:3    3
4. Porto    2    0    0    2    1:6    0

Grupi C
Bayern – Barcelona 2:0 (0:0)
Plzen – Interi 0:2 (0:1)

Renditja 
1. Bayern    2    2    0    0    4:0    6
2. Barcelona    2    1    0    1    5:3    3
3. Inter    2    1    0    1    2:2    3
4. Plzen    2    0    0    2    1:7    0

Grupi D
Sporting - Tottenham 2:0 (0:0)
Marseile – Eintracht 0:1 (0:1)

Renditja 
1. Sporting    2    0    0    5:0    6
2. Tottenham    2    1    0    1    2:2    3
3. Eintracht Frankfurt    2    1    0    1    1:3    3
4. Marseille    2    0    0    2    0:3    0

Grupi E
Milan - Dinamo ZG 3:1 (1:0)
Chelsea - Salzburg 1:1 (0.0)

Renditja
1. AC Milan        2    1    1    0    4:2    4
2. D. Zagreb    2    1    0    1    2:3    3
3. Salzburg        2    0    2    0    2:2    2
4. Chelsea    2    0    1    1    1:2    1

Grupi F
Real - Leipzig 2:0 (0:0)
Shakhtar Celtic 1:1 (1:1)

Renditja

1. Real Madrid    2    2    0    0    5:0    6
2. Shakhtar Donetsk    2    1    1    0    5:2    4
3. Celtic    2    0    1    1    1:4    1
4. RB Leipzig    2    0    0    2    1:6    0

Grupi G
Manchester City - Dortmundi 2:1 (0:0)
Copenhagen - Sevilla 0:0

Renditja 
1. Manchester City    2    2    0    0    6:1    6
2. Dortmund    2    1    0    1    4:2    3
3. Copenhagen    2    0    1    1    0:3    1
4. Sevilla    2    0    1    1    0:4    1

Grupi H 
Juventus - Benfica 1:2 (1:1)
Maccabi Haiffa - PSG 1:3 (1:1)

Renditja

1. PSG    2    2    0    0    5:2    6
2. Benfica    2    2    0    0    4:1    6
3. Juventus    2    0    0    2    2:4    0
4. Maccabi Haifa        2    0    0    2    1:5    0

Juventusi dhe Chelsea dështojnë

Kampioni në fuqi i Evropës, Real Madridi, me mund të madh ka marrë tre pikë në “Santiago Bernabeu”, duke e mposhtur me rezultat 2:0 ekipin gjerman Leipzig, në takimin e xhiros së dytë të Champions League në futboll.

Kjo është fitorja e dytë e Realit në Grupin F dhe kryesojnë renditjen.

Futbollistët Federico Valverde (80’) e Marco Asensio (90+1’) shënuan për Realin.

Grupi A
Rangers - Napoli 0:3 (0:0)
Liveropol- Ajax 2:1 (1:1)

Grupi E
Milan - Dinamo ZG 3:1 (1:0)

Chelsea - Salzburg 1:1 (0.0)

Grupi F
Real - Leipzig 2:0 (0:0)
Shakhtar Celtic 1:1 (1:1)

Grupi G
Manchester City - Dortmundi 2:1 (0:0)
Copenhagen - Sevilla 0:0

Grupi H 
Juventus - Benfica 1:2 (1:1)
Maccabi Haiffa - PSG 1:3 (1:1)

Manchester City ka fituar me përmbysje, me rezultat 2:1 ndaj Dortmundit.

Bellingham në minutën e 9-të shënon për Dortmundin dhe Stones (80') e Haaland (84') për Cityn.  

Erling Haaland është i papërmbajtshëm, ndëshkon ish skuadrën e tij.

Juventusi zhgënjen tifozët e vet, duke pësuar si vendas me rezultat 2:1 nga Benfica.

Arkadiusz Milik në minutën e 4-të kalon në epërsi Juventusin.  Skuadra portugeze këndellet duke barazuar rezultatin përmes Joao Mario nga penalltia në minutën e 43-të.  David Neres në minutën e 55-të realizon për 1:2 në favor të Benfica-s.

Amir Rrahmani me Napolin fitojnë (3:0) në Glasgou ndaj Rangers. 

Golat i realizuan Politano (68'), Raspadori (85'), Ndombele (90+1’). Në minutën e 56-të, Sands u përjashtua me karton të kuq pa s dy të verdhëve dhe Rangers e la me një lojtar me pak. Rrahamni luajti titullar.
Chelsea zhgënjen si vendas, barazon 1:1 me Salzburgun.

Për Chelsean shënoi Sterling (48') dhe për Salzburguin Okafor (75').

PSG nuk lejon befasi, fiton në Haifa me rezultat 3:1 ndaj Maccabit.

Për PSG-n[ë shënuan Messi (37'), Mbappe (69'), Neymar (88’) e për Maccabin Chery (24').

Juve pëson gol

(E plotësuar) -  84'  Erling Haaland shënon për Manchester Cityn dhe ndëshkon ish skuadrën e tij.80' John Stones shënon për Cityn, barazon rezultatin 1:1.

80' Kampioni i Evropës, Real Madridi, megjithatë shënon, Valverde.

76' Reali nuk po shënon.

75' Salzburg pio befason, Noah Okafor barazon rezultatin 1:1.

72' Ndeshjet po shkojnë drejt fundit.

69' Mbappe kalon në epërsi PSG-në.

Grupi A
Rangers - Napoli 0:3 (0:0)
Liveropol- Ajax 2:1 (1:1)

Grupi E
Milan - Dinamo ZG 3:1 (1:0)

Chelsea - Salzburg 1:1 (0.0)

Grupi F
Real - Leipzig 2:0 (0:0)
Shakhtar Celtic 1:1 (1:1)

Grupi G
Manchester City - Dortmundi 2:1 (0:0)
Copenhagen - Sevilla 0:0

Grupi H 
Juventus - Benfica 1:2 (1:1)
Maccabi Haiffa - PSG 1:3 (1:1)

64' Lojëra interesante.

57' Rangers-Napoli 0:0, shënues Matteo Politano por anulohet goli

56' Dortmundi në epërsi në "Etihad", kundër Manchester Cityt. Jude Bellingham shënon.

55' David Neres realizon për Benfica-n, avancojnë me 1:2 në Torino.

48' Chelsea më fund kalon në epërsi. Raheem Sterling, autor i golit,

47' Fillojnë pjesët e dyta!

Përfundojnë pjesët e para.

43' Benfica barazon rezutatin përmes penalltisë duke iu falënderuar futbollistit Joao Mario.42' Reali po has në vështirësi.

41' Rafa Silva (Benfica) humbet një rast të mirë! Ai provon me një goditjepor përpjekja e tij godet shtyllën.

37' Lionel Messi shpërthen, shënon për PSG-n, barazojnë me ekipin izraelit.

34' Chelsea - Salzburg 0.0, vendasit po kërkojnë golin.

27' Goncalo Ramos (Benfica) me kokë godet në mesin e portës, por portieri bën një pritje të shkëlqyer.

24' Tjarron Chery shënon për Maccabin, PSG në presion. 

24' Vetëm një gol deri me tash, në Torino.

 20' Lionel Messi (Paris SG) e gjen veten të lirë brenda zonës por përpjekja e tij ndalet në mënyrë të shkëlqyer nga një prej lojtarëve mbrojtës.

18' Rangers - Napoli edhe më tej 0.0.

15' Juventusi synon edhe golin e radhës.

10' Reali ende nuk ka shënuar por as Manchester City.

4' Arkadiusz Milik kalon në epërsi Juventusin. 1' Fillojnë ndeshjet.

Milani ka shënuar fitoren e parë në Grupin E të Champions League në futboll. 

"Rossonerët" shënuan fitore me rezultat 3:1 ndaj Dinamos së Zabrebit, në kuadër të xhiros së dytë.

Dinamovitët nuk arritën befasinë e radhës, pas fitores senzacionale me 1:0 ndaj Chelseat, që ishte zhvilluar në "Maksimir".

Për Milanin shënuan Giroud (45'-nga penalltia), Saelemaekers (47'), Pobega (77') dhe për Dinamon Orshiç (56').

Milani kryeson me 4 pikë duke lënë pas Dinamon me 3 sosh.

Shakhtar Donetsk vazhdon me rezultate të mira

Shakhtar Donetsk ka barazuar me rezultat 1:1 me Celtic-in Skocisë, në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit F në Champions League.

Është një pikë e madhe për Celtic pas humbjes si vendas me 0:3 nga Reali.

Për Shakhtar Donetsk shënuan Mudryk (29') e për Celtic-un Bondarenko (10'-autogol).

Shakhtar Donetsk kryeson me 4 pikë dhe Celtic është në vend të tretë me 1 pikë.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Wojska Polskiego” në Varshavë.

Rrahmani në kërkim të fitores së dytë

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Rangers – Napoli

Napoli i Amir Rramanit do të kërkojë fitoren e dytë në Ligën e Kampionëve kundër Rangers, në mënyrë që ta ruan hapin dhe pozitën e parë në Grupin A, pas fitores spektakulare javën e kaluar kundër Liverpoolit.

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani ka startuar nga minuta e parë në këtë ndeshje e ku partner në mbrojtje do ta këtë Kim.

Në anën tjetër Spalletti ka startuar me treshen e frikshme në sulm për këtë sezon, Kvaratshkhelia, Simeone dhe Politano.

Morelos është sulmuesi që do të këtë punë Amir Rrahmani më të gjatë këtyre ndeshjeve

Ndeshja fillon në ora 21:00 në stadiumin “Ibrox” në Glasgow të Skocisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat