Mesfushori kërkon ribashkimin me Potter

Futboll

Mesfushori kërkon ribashkimin me Potter

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 15:12
Mesfushori kërkon ribashkimin me Potter

Moises Caicedo ishte në orbitën e Chelseat merkaton e fundit verore, por “Blutë e Londrës” nuk mundën ta mbyllnin me sukses transferimin e mesfushorit nga Brighton.

Megjithatë, tashmë që në krye të Chelsea është vendosur pikërisht ish-trajneri i Brighton, Graham Potter, shpresat e 20-vjeçarit për të luajtur në Stamford Bridge janë ndezur sërish. Vetë, Caicedo thekson se asnjë lojtar nuk e ka luksin të refuzojë një klub si Chelsea ndërsa shton se e josh ideja të ribashkohet me Potter në Londër.

“Jam trishtuar që Potter u largua nga skuadra sepse më ka ndihmuar shumë dhe do të doja që të ishte ende trajneri im. Por, ky është futbolli dhe nuk i dihet, një ditë mund të bashkohemi sërish në një klub tjetër sepse kështu është profesioni ynë. Ai punoi shumë te Brighton dhe të gjithë e donin, jam shumë i lumtur për këtë mundësi të madhe që i është paraqitur.

Tani jam i fokusuar te Brighton dhe te Botërori sepse dua të bëj një paraqitje të madhe me Ekuadorin, më pas të shohimn çfarë do të ndodhë me merkaton. Chelsea është një klub i madh, një nga skuadrat më të mira në botë dhe askush nuk do t’i refuzonte. Do të ishte një ëndërr për mua të isha pjesë e një prej skuadrave më të mëdha në botë dhe aq më tepër të isha i suksesshëm aty”, u shpreh Caicedo.

Për lojtarin, interes ka shfaqur edhe Liverpool, Arsenal dhe Manchester United megjithatë deklaratat e fundit të futbollistit bëjnë me krahë Chelsean.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat