Drenica triumfon në Klinë, Dukagjinit i hasi sharra në gozhdë

Futboll

Drenica triumfon në Klinë, Dukagjinit i hasi sharra në gozhdë

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 17:03
Dukagjini në krizë

Drenica e Skenderajt sado kudo e ka rehatuar veten me fitoren në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, duke e mposhtur me rezultat 2:1 Dukagjinin.

Tre pikë që peshojnë shumë për kuqezinjtë, ndërsa Dukagjini është thelluar në krizë të thellë të rezultateve.

Për Drenicën shënuan Bintsouka (12'), Vojvoda (39') dhe Dukagjinin John (49').

Dukagjini është në fund me 2 pikë dhe Drenica renditet në pozitën e pestë 8 pikë pas 7 jave në elitën e futbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat