Korenica: I pësuam golat nga një pakujdesi e jona

Futboll

Korenica: I pësuam golat nga një pakujdesi e jona

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 21:01
Korenica

Ballkanit nuk i mjaftuan dy gola për t’u kthyer me rezultat pozitiv nga udhëtimi në Çeki. 

Kampionët e Kosovës u mposhtë nga Slavia Prague me rezultat 3-2, në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

Të gjithë golat u shënuan në pjesën e parë, e cila ishte spektakolare.

Ermal Krasniqi dhe Meriton Korenica shënuan golat për skuadrën tonë, por një autogol i Frashërit dhe golat e Olayinkas dhe Masopust i dhanë fitoren vendasve.

Futbollisti i skuadrës kosovare, Meriton Korenica tha se paraqitja ishte e mirë, por që i pësuan golat nga një pakujdesi e tyre.

“Ka qenë një ritëm shumë i lartë, i pësuam golat nga një pakujdesi e jona. Ne luajtëm mirë, i shënuam dy gola, por sido të që jetë ky është futbolli”, tha Korenica pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat