Futbollisti i Partizanit grumbullohet në kombëtare

Futboll

Futbollisti i Partizanit grumbullohet në kombëtare

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 12:41
Futbollisti i Partizanit grumbullohet në kombëtare

Shandrel Masanga Matondo është lojtari i vetëm i Partizanit deri më tani, që është thirrur nga kombëtarja A përkatëse.

Përfaqësuesja e Kongos ka publikuar listën e lojtarëve të thirrur për dy ndeshjet ndaj Mauritanisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Kombeve të Afrikës, ku Kongo ndodhet në grupin I dhe Madagaskarit në miqësore.

Ky është padyshim një lajm shumë i mirë për lojtarin, i cili ka shansin të përfaqësojë vendin e tij dhe të reklamohet, por edhe për Partizanin që ka në organikë një futbollist kombëtareje dhe ky cilësim i rrit automatikisht disa dhjetëra mijëra euro çmimin në merkato.

Matondo do të udhëtojë drejt Kongos të martën e ardhshme, pas ndeshjes me Kukësin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat