Rrëfimi i Eminit për klubin, qytetin, shqiptarët dhe jetën në Danimarkë!

Futboll

Rrëfimi i Eminit për klubin, qytetin, shqiptarët dhe jetën në Danimarkë!

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 23:44
Emini

Para tre javë e gjysmë bëri një tjetër hap në karrierën e tij. Sefer Emini, futbollisti i talentuar nga Shkupi, nga Makedonija GJP u transferua te SønderjyskE, në 1 Division të Danimarkës (liga e dytë daneze).

Ai, te skuadra e re, debutoi në barazimin 1-1 përballë Naestved, ndërsa në derbin ndaj Hvidovre asistoi në golin e fitores prej 3-2.

Mesfushori 22-vjeçar për Open-TV thotë se është i lumtur në Sønderjyske. “Po në klubin e ri kam filluar të ambientohem. Më kanë pritë shumë mirë, mund të them se jam i befasuar nga mikpritja që më kanë bërë. Bashkëlojtarët janë të mahnitshëm. Jam i lumtur dhe në vendin e duhur”, tha Emini.

“Qyteti nuk është shumë i madh, ka edhe shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë këtu. Në klub ka gjithashtu shqiptarë, por ata luajnë në grupmoshat e reja”, tregon Emini.

“Shanset i kemi të mira. Për momentin jemi në vendin e tretë, ku lideri Vejle ka vetëm dy pikë më shumë se ne, kurse skuadra e vendit të dytëHvidovre ka vetëm një pikë më tepër. Ambiciet e klubit janë që të ngjitemi në Superligë, të rikthehet klubi aty ku e ka vendin”, tha Emini.

“Normalisht që më mungon familja, por tashmë jam i mësuar pasi që edhe gjatë aventures time në Rusi që kisha isha i vetëm”, thotë Emin.

Të hënën që vjen, në javën e 10-të të Divizionit të parë (Liga e dytë), SønderjyskE në fushë të vet e pret Vendsyssel FF.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat