Derbi i madh shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Futboll

Derbi i madh shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 23:47
Derbi i madh shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Shkëndija e Tetovës të shtunën presin në Tetovë FC Shkupin në duelin e xhiros së 8-të në Ligën e Parë të Futbollit në Maqedoninë e Veriut.

Me trajnerin Qatip Osmani të rikthyer në skuadër, Shkëndija pret Shkupin me opsion fitoren dhe startin e një serie pozitive që do të mundësonte të mbahet hapi me skuadrat e kreut të tabelës. 

Kuqezinjtë vijnë në këtë ndeshje pas triumfit të mesjavës 3:0 në 1/16 e finales së Kupës ndaj Karaormanit, ndërsa edhe rivali i nesërm Shkupi kaloi në 1/8 e Kupës pa suksesit ndaj Bellasicës në Strumicë. 

Shkëndija kërkon triumf ndaj një rivali përballë të cilit nuk njeh humbjen në 7-të ballafaqimet e fundit mes veti. Paralel skuadra pretendon që me tre pikë të shkojë në pauzën ndërkombëtare kur shkaku i ndeshjeve të ekipeve përfaqësuese kampionati do të rikthehet pas dy javëve.

Ekipi është i kompletuar pa asnjë mungesë pezullimi apo futbollistë të lënduar. Kështu stafi teknik do të mund të zgjedhë formacionin në bazë të strategjisë me të cilën planifikohet të sulmohet Shkupi. Pas emërimit të sotëm, trajneri Qatip Osmani udhëhoqi seancën stërvitore dhe nesër debuton në rikthimin e tij në pankinë.

Transmetimi

Takimin Shkëndija-Shkupi mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Shkëndijës në Youtube (Shkëndija Channel) të shtunën me fillim në orën 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat