Malisheva ndeshet me Dritën

Futboll

Malisheva ndeshet me Dritën

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 11:33
Malisheva ndeshet me Dritën

Sot (e shtunë, ora 15:00) në stadiumin “Liman Gegaj” skuadra vendase FC Malisheva e pret Dritën, ekipin e vetëm që ende nuk di për humbje në ALBI Mall Superligën e Kosovës.

Malisheva në këtë ndeshje do të jetë pa trajnerin Arsim Thaqi, të cilin e shkarkoi të enjten për shkak të rezultateve të dobëta.

Përderisa Drita do të jetë e motivuar në këtë takim pas fitores ndaj Gjilanit, Malisheva do të përpiqet të kthehet te fitorja pas disfatës 4:2 që e pësoi nga Prishtina.

Malisheva nuk di për fitore në dy ndeshjet e fundit dhe renditet e pesta në tabelë me shtatë pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat