Nga lufta drejt Premier League

Futboll

Nga lufta drejt Premier League

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 13:27
Roberto De Zerb

Roberto De Zerbi pritet të jetë trajneri italian i radhës që do të punojë në Premier League. 43-vjeçari u nda me Shakhtar Donetsk në muajin korrik, teksa cilësohet si pasuesi perfekt i Graham Potter në stolin e Brighton.

Ky i fundit u emërua trajneri i ri i Chelsea pak ditë më parë. Drejtuesit e Brighton kanë nisur bisedimet me ish-teknikun e Sassuolos, të cilin e pëlqejnë për stilin e bukur të futbollit, besimin ndaj të rinjve dhe aftësinë për të arritur rezultate pozitive.

Akordi final mes palëve është afër dhe De Zerbi, një ndër trajnerët më premtues italianë, është gati të provojë aventurën e parë në ishull.

Brighton e ka nisur shumë mirë sezonin e ri në Premier League, aty ku renditet në vend të katërt me dy pikë më pak se Arsenali kryesues pas javës së gjashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat