Shqiptari nga Kosova gjunjëzon Bayernin e Muhinut

Futboll

Shqiptari nga Kosova gjunjëzon Bayernin e Muhinut

Nga: K. G. Më: 17 shtator 2022 Në ora: 17:24
Shqiptari nga Kosova gjunjëzon Bayernin e Muhinut

Futbollisti shqiptar nga Kosova, Mërgim Berisha, me golin e tij e ka gjunjëzuar me rezultat 1:0 Bayernin e Munihut. 

Augsburg ka shënuar fitore të madhe ndaj kampionit të Gjermanisë, Bayernit.  

Mërgim Berisha në minutën e 59-t nga rreth 10 metra ka shënuar gol në pjesën e poshtme të portierit Neuer, 1:0. 

Berisha u paraqit titullar dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 31-të. 

Bayerni pëson humbjen e parë pas tre fitore e tre barazimeve dhe renditet në vend të 4-t me 12 pikë dhe Augsburg është i 11-ti me 9 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat