Fajëson lojtarët

Futboll

Fajëson lojtarët

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 11:44
Fajëson lojtarët: Janë shumë të shkujdesur!

Bayern Munich duket se është në një moment krize në kampionat, ndërsa humbja me rezultatin 1-0 ndaj Augsburg regjistroi ndeshjen e katërt radhazi pa fitore, një gjë e tillë nuk kishte ndodhur me kampionët në fuqi të Gjermanisë që nga sezoni 2001-2002, pra 21 vite më parë.

Duke folur për mediet pas ndeshjes të së shtunës, trajneri i bavarezëve, Julian Nagelsmann ua hodhi fajin lojtarëve të tij.

“Nuk është aq e lehtë të gjesh fjalët e duhura.

Kishim shumë shanse. Ne e luajmë topin në mënyrë shumë të shkujdesur. Unë do të mendoj për këtë dhe më pas do të shohim se si do të shkojë.”-tha 35-vjeçari, ndërsa në asnjë moment gjatë konferencës nuk mori përgjegjësitë mbi veten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat