Pioli: Ndaj Napolit një ndeshje për titull

Futboll

Pioli: Ndaj Napolit një ndeshje për titull

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 11:55
Pioli: Ndaj Napolit një ndeshje për titull

Milani do të luajë nesër në mbrëmje një super duel ndaj Napolit, dy skuadra që luftojnë për titullin këtë sezon dhe gëzojnë një formë fantastike. Trajneri Stefano Pioli  e ka pranuar se rivalët janë në super formë, ndërkohë që foli dhe për mungesën e Leaos.

“Mund të themi se tashmë është një nga sfidat e titullit. Dy skuadra shumë të ngjashme dhe në të njëjtat kushte, kështu që do të jetë interesante. Tifozët tanë do të na japin një shtysë shtesë

Pres një ndeshje të vështirë ndaj një ekipi të madh. Edhe ne kemi cilësi dhe nuk kanë rëndësi mungesat, por puna ekipore, shpirti dhe cilësia. Më shumë mundësi Saelemaekers luajë në vend të Leaos. Nuk dua t’u heq asgjë lojtarëve të mi, por forca jonë është mënyra se si luajmë si ekip. Fillojmë 11 kundër 11 me të njëjtat vlera dhe të njëjtat ambicie.

Napoli është skuadër që ka talente dhe një trajner shumë të aftë si Spalletti që i bën lojtarët të luajnë mirë. Më pas merkato e lejoi të merrte lojtarë jo aq të njohur, por që u shkrinë menjëherë me pjesën tjetër të ekipit.

Milani apo Napoli më i fortë? Ndeshjet duhet të luhen, pas ndeshjes do të mund të them se ku do të kemi qenë superiorë apo inferiorë ndaj Napolit. Jemi dy skuadra të ngjashme për nga loja dhe qëndrimi”, tha Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat