Atalanta triumfon në kryeqytet

Futboll

Atalanta triumfon në kryeqytet

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 20:31
Atalanta triumfon në kryeqytet

Atalanta siguroi një fitore të madhe në “Olimpico” përballë Romës së Jose Mourinhos, që regjistroi disfatën e dytë në Serie A.

“Special One” humbi shërbimet e Paulo Dybala, me argjentinasin që pësoi një tërheqje muskulore në nxemjen përpara ndeshjes.

Sfida përfundoi 0-1 për ekipin e Gasperinit, që iu fal golit të bukur të Gianluca Scalvinit në minutën e 35’ për të marrë tre pikë të arta.

Suksesi i sotëm ka ngjitur Atalantën në krye të renditjes me 17 pikë, një mbi Udinesen dhe tre më shumë se Milani e Napoli, që do përballen mes tyre në “San Siro”.

Roma krijoi raste të shumta dhe nuk e meritonte të dilte pa pikë nga kjo sfidë. Mourinhon humbi qetësinë në minutën e 57’ dhe u ndëshkua me karton të kuq.

Ekipi nga Bergamos menaxhoi mirë avantazhin e siguruar nga 18-vjeçari Scalvini dhe kryeson e qetë, me pesë fitore dhe dy barazime në shtatë javë kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat