Mbappe refuzon...

Futboll

Mbappe refuzon...

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 11:08
Mbappe refuzon...

Kilian Mbappe ka refuzuar të bëjë foto me Francën, në prag të ndeshjeve të Ligës së Kombeve. Sipas “L’Equipe”, ky vendim nga Mbape vjen pas raportimeve se Federata e Futbollit e Francës, nuk e ka ndërmend të ndryshojë marrëveshjen për të drejtat e imazhit me futbollistët.

Përmes një deklarate në “AFP”, 23-vjeçari kishte treguar se ai dhe përfaqësuesit e tij ankoheshin për faktin se nuk ishte gjetur një marrëveshje mes palëve, pavarësisht gatishmërisë së tij për ri-negocim. Ish-sulmuesi i Monakos thuhet se nuk pajtohet që emri i tij të përdoret për të promovuar sponsorë me të cilët nuk ka kontratë.

Ai nuk i pëlqen disa nga markat me të cilat ekipi kombëtar bashkëpunon dhe ai nuk është i kënaqur me përfshirjen në reklamat e një marke, që është larg një stili jetese të shëndetshëm, për shembull “Coca-Cola”.

Mbape dhe përfaqësuesit e tij mendojnë gjithashtu se imazhi i disa lojtarëve përdoret më shpesh se i të tjerëve. Ata duan që lojtarët e kombëtares së Francës, të kenë një agjenci mbi markat me të cilat lidhen emrat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat