Neuer mungon në stërvitjen e parë më Gjermaninë

Futboll

Neuer mungon në stërvitjen e parë më Gjermaninë

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 12:30
Neuer

Paraditen e sotme kombëtarja e Gjermanisë zhvilloi seancën e parë stërvitore në qendrën federale të Frankfurt-it me urdhër të  Hansi Flick.

Katër lojtarë të cilët e kanë marrë ftesën nuk ishin të pranishëm: Mathias Giner, Lukas Nmecha, Thilo Kehrer dhe Manuel Neuer mbetën pushim.

Gardiani i portës ka një problem me gishtin e këmbës, por sipas Kicker, grumbullimi i tij nuk është në rrezik.

Nesër portieri i Bayert pritet të jetë normalisht në fushë më lojtarët e tjerë në seancën e dytë stërvitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat