Shtatë ndeshje dhe zero gola

Futboll

Shtatë ndeshje dhe zero gola

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 13:08
Shtatë ndeshje dhe zero gola

Janë dy belgë të Milanit të thirrur për kombëtare, njëri prej të cilëve arrin me një bagazh prej dy golash në Champions dhe tjetri pa bërë as një goditje në portë. I pari është Aleksis Salmakers, i dyti, çuditërisht, Sharl de Ketelare.

Që kur u vesh kuqezi ai është dalluar për merita të ndryshme (përfshirja e shpejtë në ekip, shpejtësia me të cilën po mëson italishten dhe vëmendja me të cilën ndjek udhëzimet e Piolit), ndër të cilat nuk mund të mos fusësh zeron te golat e shënuar.

E pashmangshme të jetë zero, duke qenë se zero janë edhe goditje në kuadrat në shtatë ndeshje të kampionatit, katër prej të cilave si titullar. Në daljen e fundit ndaj Napolit, ai u mjaftua në një goditje që përfundoi jashtë.

Megjithatë, nuk është një çështje e parëndësishme shënjestre, por diçka më shumë: Sharl duhet të hyjë plotësisht në modelet e sulmit dhe rrjedhimisht të jetë më i mprehtë. Është një fazë normale e ambientimit pasi e kundërta do të ishte e jashtëzakonshme: që De Ketelaere, në moshën 21-vjeçare, në një ekip të ri dhe në një kampionat tjetër, të kishte marrë tashmë Milanin për dore.

REFERIM – Golat do të vijnë nëse ai vazhdon të ndjekë udhëzimet e Piolit, siç ka treguar se mund të bëjë në këto javët e para. Vetë trajneri është i kënaqur me paraqitjen e belgut, veçanërisht në testin e fundit:

“De Ketelare ka pasur ndaj Napolit paraqitjen më të mirë që kur na është bashkuar. Ishte një pikë referimi.

Gjithashtu, presim disa gola nga një lojtar me kaq shumë potencial, por jam i sigurt se edhe ata do të vijnë”. Në klub janë të kënaqur me vazhdimësinë me të cilën ka luajtur dhe cilësinë që i ka dhënë Milanit.

Në klub nuk presin që një djalë që vjen nga një kontekst dhe kampionat krejtësisht i ndryshëm t’i bëjë të fitojnë ndeshjen të vetëm. De Ketelare sigurisht e di mënyrën e shënimit: vitin e kaluar me Bryzhin ai nënshkroi 18 në 49 ndeshje. Tani ai dëshiron të hapë llogarinë me Milanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat