Mungesa dhe shkualifikime

Futboll

Mungesa dhe shkualifikime

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 12:51
Mungesa dhe shkualifikime

Tek Interi më në fund ka lajme te mira nga infermieria.

Romelu Lukaku me shumë mundësi do të rikuperohet për sfidën ndaj Romës, por pritet ta nisë nga pankina. Trajneri Simone Inzaghi pret që ekipi i tij të reagojë në këtë moment të vështirë.

Calhanoglu vështirë se do të rikuperohet për duelin ndaj verdhekuqve, ndaj me shumë mundësi do të jetë hapësira për Kristjan Asllanin në mesfushë, pasi mungon edhe Brozovic për shkak skualifikimi nga kartonët.

Në mbrojtje, pritet që të rikthehet nga minuta e parë edhe De Vrij,  cili pritet të fitojë duelin me Acerbin në mbrojtje. Ndryshime, të cilat mund të sjellin një mundësi të re për Asllanin, që ka pasur shumë pak minuta në dispozicion për të treguar aftësitë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat