Lajm i madh për tifozët e Milan

Futboll

Lajm i madh për tifozët e Milan

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 15:26
Lajm i madh për tifozët e Milan

Zlatan Ibrahimovic është  një lojtar shumë i dashur për tifozët e Milan, me sulmuesin pavarësisht moshës ka theksuar se nuk e mendon aspak pensionimin.

Suedezi prej muajsh vazhdon rikuperimin pas operacionit të bërë në gjurin e këmbës, dhe pas këtij dëmtimi të shumtë ishin ata që mendonin se tashmë Ibra do “varte këpucët në gozhdë”, por sulmuesi ka vendosur të vërtetojë të kundërtën.

Në këtë formë, sulmuesi vendosi të vijonte karrierën me Milanin duke rinovuar kontratën edhe për një tjetër sezon. Aktualisht, Ibra nuk ka luajtur asnjë minutë me kuqezinjtë pasi është duke u rikuperuar nga dëmtimi në gju, por 40 vjeçari e ka të qartë objektivin dhe datën e rikthimit.

18 janar 2023, data kur Milan luan finalen e Superkupës së Italisë në Arabi ndaj rivalëve historikë të Inter. Ibra kërkon me patjetër të jetë në fushë ose të paktën të jetë pjesë e skuadrës së trajnerit Stefano Pioli më 18 janar për të sfiduar nga afër “kushurinjtë” dhe sidomos Romelu Lukakun, rivalin e tij të vjetër që tashmë është rikthyer në qytet.

Mbetet për t’u parë nëse do t’ia dalë me sukses të rikthehet në kohë, edhe pse gjatë karrierës së tij, Ibra ka treguar se di t’i përmbushë mjaft mirë objektivat që i vendos vetes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat