Sfida me Kosovën, presioni është mbi selektorin Ian Baraclough 

Futboll

Sfida me Kosovën, presioni është mbi selektorin Ian Baraclough 

Nga: Kemajl Goca Më: 23 shtator 2022 Në ora: 18:44
Sfida me Kosovën, presioni është mbi selektorin Ian Baraclough 

Irlanda e Veriut e pret (nesër, 18.00) Kosovën në ”Windsor Park”,  në ndeshjen parafundit të Ligës së Kombeve C, shkruan “belfasttelegraph”.

Pas një ecurie pa fitore në katër ndeshje në qershor, presioni është mbi selektorin Ian Baraclough.

“Irlanda e Veriut mbetet pa fitore deri me në historinë e kësaj gare, 14 ndeshje.

Rënia në Ligën C dukej se do ta bënte më të lehtë përfundimin e kësaj ecurie negative, por në vend të kësaj ata patën një qershor jashtëzakonisht zhgënjyes, duke barazuar dy herë me Qipron dhe duke u mundur në shtëpi nga Greqia dhe jashtë nga Kosova.

Tani kërcënimi i rënies në Ligën D është real dhe Irlanda e Veriut përballet me perspektivën e një shorti shumë më të vështirë për kualifikimin e Euro 2024”, shkruan mes të tjera mediumi irlandez.

Greqia kryeson me 12 pikë në grupin 2, pasojnë Kosova me 6, Irlanda Veriut 2 dhe Qipro 2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat