Janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen e Kosovës në Belfast

Futboll

Janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen e Kosovës në Belfast

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 14:00
Janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen e Kosovës në Belfast

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë ndeshjen e pestë dhe të parafundit për këtë edicion në Ligën e Kombeve.

Këtë të shtunë, “Dardanët” do të luajnë në udhëtim te Irlanda e Veriut. Ndeshja është e vlefshme për Grupin 2 në Ligën C,.

Ndeshja mes Irlandës së Veriut dhe Kosovës do të zhvillohet nga ora 18:00, në stadiumin “Windsor Park”.

Federata e Futbollit e Irlandës së Veriut ka bërë të ditur se janë shitur të gjitha biletat për këtë ndeshje.

Stadiumi ku do të zhvillohet ndeshja ka kapacitet prej 18,500 ulëseve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat