Dy dilema për trajnerin Edi Reja

Futboll

Dy dilema për trajnerin Edi Reja

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 21:13
Dy dilema për trajnerin Edi Reja

Kombëtarja e Shqipërisë ka lënë pas krahëve humbjen në Izrael dhe fokusi është kthyer te dueli i fundit në Nations League ndaj Islandës.

Kuqezinjtë kanë zbarkuar sot në Shqipëri në orën 15:00, teksa në orën 18:00 është kryer seanca e parë stërvitore anti-Islandë.

Lojtarët që u aktivizuan si titullarë, kanë zhvilluar një seancë me ngarkesë minimale, ndërsa të tjerët kanë marrë ngarkesë të plotë.

Gazetarja e SuperSport, Albana Bejko raporton se dy lojtarë të Kombëtares janë në dyshim për shkak të problemeve fizike: Arlind Ajeti dhe Myrto Uzuni, aktivizimi i të cilëve nuk është i sigurt për duelin e radhës.

Shqipëria pret Islandën në “Air Albania” të martën e 27 shtatorit, duke nisur prej orës 20:45, përballje që do transmetohet në SuperSport 2.

Fitorja në këtë ndeshje na siguron vendin e dytë në Grupin 2 të Ligës B.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat