Broja shumë i kërkuar

Futboll

Broja shumë i kërkuar

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 12:26
Broja shumë i kërkuar

Klubi italian Milani po synon t’i sigurojë shërbimet e reprezentuesit të Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja.

Sipas “Calciomercato”, Milani duke synuar Brojën, po përpiqet të fitojë numrin 9 të së ardhmes.

21-vjeçari, ka luftuar për të gjetur minuta në “Stamford Bridge” këtë sezon, megjithëse mospërputhja e opsioneve të tjera të trajnerit të ri të Chelseat, Graham Potter, në qendërsulmues mund të nënkuptojë se ai mund të marrë më shumë mundësi.

Këtë sezon sulmuesi shqiptar është paraqitur në katër ndeshje në Premierligë, kurse dy në Ligën e Kampionëve.

Broja ka kontratë të vlefshme me “Blutë” deri më 30 qershor të vitit 2028.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat