Starova: Normale që do luanim bukur

Futboll

Starova: Normale që do luanim bukur

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 11:35
Starova: Normale që do luanim bukur

Sulejman Starova ka listuar kritkat e tij për Edi Rejën sa i përket ndeshjes së fundit kundër Islandës. Specialisti i futbollit është shprehur në studion e emisionit “Skaner” në “MCN TV” se trajneri duhej të aktivizonte një sulmues të tretë në momentin kur lojtari i Islandës u largua me karton të kuq, si dhe duhej të hidhte në fushë Kristjan Asllanin. Në fund Starova ka komentuar edhe epërsinë numerike të Shqipërisë, të cilën duhet ta shfrytëzonte për të fituar me rezultat të thellë.

“Që në momentin kur del lojtari i atyre, trajneri duhet të hiqte një mbrojtës, ta gjente ku të donte, dhe të fuste një sulmues. Nëse nuk donte të fuste Brojën, se keni ju në konkluzionin që nuk e do trajneri Brojën, le të fuste një tjetër. Unë nuk e dija që Gjasula kërkoi vetë ndërrimin. Edhe Lenjani kërkoi vetë ndërrimin.

Por unë jam në stadium, nuk e di se ka thënë vetë lojtari. Unë kur shikoj në stadium që zëvendëson Gjasulën them:

“ Çfarë po bën ky? Mos ka luajtur gjë mendsh“? Këtu është faji i trajnerit. Po edhe në fund, ruaje një zëvendësim për ato minutat shtesë. Janë përgjegjësi të trajnerit të gjitha këto. Po edhe Asllani, lihej pa luajtur në këtë ndeshje ai?

Ju thoni luajtëm bukur, po normale që do luanim bukur ne. Ishim 11 me 10. Normale që do luanim. Ne duhet të fitonim. Madje e kishim detyrim të fitonim 2-0, 3-0, me goleadë. Ishim 11 lojtarë me 10. Po dal kundra trajnerit. Po edhe lojtarët, kanë fajet e tyre”, ka thënë Sulejman Starova..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat