A do të kthehet Callum Hudson-Odoi në Chelsea?

Futboll

A do të kthehet Callum Hudson-Odoi në Chelsea?

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 11:41
A do të kthehet Callum Hudson-Odoi në Chelsea?

Anësori i Bayer Leverkusen, Callum Hudson-Odoi nuk është i sigurt nëse do të rikthehet në ish-klubin e tij, Chelsea në muajin janar.

Odoi është duke luajtur tek skuadra gjermane Leverkusen në formë huazimi nga ‘Blutë’ e Londrës.

Por menaxheri i ri i Chelseas, Graham Potter ka kërkuar nga klubin që në janar ta rikthejë anësorin Odoi.

“Nuk mund të them të vërtetën sepse në fund fundit kjo çështje nuk varet nga unë”, tha Odoi.

“Por unë nuk e dimë se çfarë deri në janar. Duhet të presim dhe të shohim”, tha ai.

Hudson-Odoin thotë se kalimi në Bundesligë është vendim i duhur.

“Unë luaj shumë këtu dhe më pëlqen shumë. Ishte koha e duhur që karriera ime të vazhdonte këtu”, pohoi Odoi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat