Krasniqi i bashkohet klubit të njohur kroat

Futboll

Krasniqi i bashkohet klubit të njohur kroat

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 18:38
Krasniqi

Robin Krasniqi është analisti i ri i ekipit të parë kroat, Osijek. Ai do të punojë rreth perfomancës së ekipit të parë, por edhe rreth analizimit të kundërshtarëve.

NK Osijek ka njoftuar se ai i është bashkuar klubit të mërkurën me ftesën e trajnerit, Rene Poms.

23-vjeçari kishte punuar me kampin e gjigantit spanjoll, Real Madrid, të mbajtur para një viti në Kosovë.

Krasniqi, është i lindur dhe rritur në Austri. Ai ka përvojë pune edhe në Oxford United, aty ku kishte punuar si analist dhe skaut nga viti 2019 deri më 2021.

Pas kësaj aventure, Krasniqi ishte pjesë e projektit të Real Madridit dhe mori pjesë në organizimin e kampit të futbollit për fëmijë në Kosovë.

Robin Krasniqi te Osijeku do të zëvendësoj Jasmin Osmanovicin, i cili u largua nga klubi pasi punoi si analist i ekipit të parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat