Islami, talenti i ri në Austri

Futboll

Islami, talenti i ri në Austri

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 14:23
Islami, talenti i ri në Austri

Shënon gola të bukur nga distancat e largta. Djaloshi nga Llojani i Kumanovës, Erblin Islami, që luan me grupomoshat U14 në Altach të Austrisë shpeshherë i lë të shtangur portierët kundërshtarë, shkruan Open-TV.

Talenti shqiptar i lindur në Zvicër (Oberriet afër kufirit Zvicër-Austri), golat e tillë i ka specialitet.

Golat edhe asistet e tij kanë bërë që Akademia e OFB në Austri ta ftojë në provat që do të mbahen me 5 dhe 12 tetor në Bregenz të Austrisë.

Erblini është djali i ishfutbollistit të njohur të Bashkimit të Kumanovës, Kek-ut të Kosovës, Adnan Islami.

Ky i fundit thotë se Erblini ka ëndrra të mëdha në futboll. Ai është kapiten i ekipit U14 të Altach-ut, edhe pse është 13 vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat