Delegacioni i FC Ballkanit e viziton shtatoren e Adem Jasharit në Sivas të Turqisë

Futboll

Delegacioni i FC Ballkanit e viziton shtatoren e Adem Jasharit në Sivas të Turqisë

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 16:32
Delegacioni i FC Ballkanit e viziton shtatoren e Adem Jasharit në Sivas të Turqisë

Delegacioni i FC Ballkanit, së bashku me ata të Sivassporit dhe zyrtarët nga Ambasada e Kosovës në Ankara, kanë vizituar sot shtatoren e heroit dhe komandantit legjendar, Adem Jashari, që ndodhet në kampusin e Universietit të Sivasit.

Ata gjithashtu nderuan edhe Kemajl Ataturkin dhe Asim Veyselin.

Klubi nga Suhareka bëri të ditur se delegacioni pastaj u prit nga sekretari i përgjithshëm i Universititetit, profesor Kadir Ozkosr, i cili e vlerësoi këtë vizitë si vëllazërore.

Image

FC Ballkani ka falënderuar nikoqirët për mikpritjen.

Kujtojmë se nga ora 18:45, Ballkani do të përballet me Sivassporin në kuadër të Ligës së Konferencës.

“Delegacioni i FC Ballkani-t së bashku me ekipin Sivasspor dhe zyrtarët e Ambasadës së Kosovës në Ankara, sot vizituan shtatorën e Komandantit legjendar, Adem Jasharit, që gjindet në kampusin e Universitetit të Sivas-it. Gjithashtu u nderuan edhe shtatorët e Kemajl Ataturk dhe poetit Asim Veysel.

Tutje, delegacioni ynë u prit nga sekretari i përgjithshëm i Universitetit të Sivas-it, profesor Kadir Ozkösr i cili ekipit tonë i dëshiroj mirëseardhje duke ritheksuar edhe një herë që përtej futbollit, kjo është vizitë vëllazërore", shkruan në faqen e FC Ballkanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat