Një ndeshje ku askush nuk e priste

Futboll

Një ndeshje ku askush nuk e priste

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 16:31
Një ndeshje ku askush nuk e priste

Një ndeshje ku askush nuk e priste fitoren pasi pothuajse çdo gjë ishte e humbur në përballjen e parë ku katalanasit kishin pësuar 4 gola në stadiumin “Parc-de Princes”.

Por gjithçka mund të ndodhë në futboll dhe këtë e vërtetoi më së miri Barcelona. Kjo sfidë ndikoi jo pak tek lojtarët e PSG-së të cilët u eliminuan nga Champions dhe një ndër ta ishte edhe sulmuesi Edinson Cavani.

Në një intervistë të gjatë dhënë për “Relevo”, uruguaiani pranoi se i kishte kërkuar ndihmë psikologut në faza të ndryshme të karrierës së tij.

Ai zbuloi se hera e parë që kishte shkuar ishte pas humbjes ndaj Barcelonës.

Ndër të tjera Kavani pohoi se nuk e kontrollonte veten dhe papritur kishte filluar të ndjente ankth, frikë dhe marramendje.

“Duke marrë parasysh rëndësinë e aspektit mendor dhe emocional në futboll, është e habitshme që jam paragjykuar që shkova te psikologu. Hera e parë që shkova ishte pas vuajtjes kundër Barcelonës. Më goditi shumë, në 5 minuta ndryshoi gjithçka dhe ishte një goditje e fortë. Nuk e kontrolloja dot veten, ndjeja ankth, djersë të ftohta dhe marramendje. Kisha frikë të më zinte gjumi dhe mendoja nëse kisha ndonjë problem në kokë. Shkova te mjeku i PSG-së dhe ai më tha që kjo u ndodh shumë njerëzve, në çdo dhe aty kuptova që nuk isha një superhero”, është shprehur Cavani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat