Rexhepi: Do rri me kokën lart

Futboll

Rexhepi: Do rri me kokën lart

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 20:58
Rexhepi: Do rri me kokën lart

Në krye të “Abissnet Superiore”-s mbetet përsëri Partizani. Të kuqtë kanë marrë tre pikët në Shkodër, ku kanë treguar grintën e duhur mbrëmjen e sotme.

Vllaznia kalon e para në avantazh, teksa shënon në minutën e 37 me anë të Hoxhajt. Pjesa e parë mbyllet me epërsinë e kuqebluve, ndërsa e dyta nis të flasë për Partizanin. Kur kronometri shënonte minutën e 66, Da Silva kthen baraspeshën dhe rihap sërish lojën.

Të kuqtë ngulmojnë deri në fund për fitoren dhe e arrijnë falë Xhuljano Skukës. Sulmuesi i kryeqytetasve shkund rrjetën në minutën e 85 dhe përmbys rezultatin në “Loro Boriçi“. Kaq mjafton që tre pikët të shkojnë në kryeqytet. Pas përfundimit të ndeshjes, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për “Ti bo gol“ në “Oversport“.

Rexhepi (Partizani), tha:  “Normale, besoj që çdo profesionist e kupton kur ka momentet në ulje dhe në ngritje. Kështu që e kam marrë me vështirësi. Normale që ka qenë e vështirë, por e kam marrë dhe e kam kaluar me shumë qetësi këtë punë.

Mezi sa prisnim të tregonim veten. Unë për vete nuk ndjej presion nga askush. Kam edhe përkrahjen maksimale nga ekipi. Do dal në çdo ndeshje për të bërë më të mirën. Mund të them që do rri me kokën lart dhe do jap maksimumin për Partizanin“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat