A është koha që Ronaldo ta konsiderojë transferimin në MLS?

Futboll

A është koha që Ronaldo ta konsiderojë transferimin në MLS?

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 11:51
Ronaldo

Cristiano Ronaldo është duke e kaluar sezonin më të keq të karrierës.

Ylli portugez është një lojtar tjetër nga ai që jemi mësuar ta shihnim qe afro dy dekada, kur ishte protagonist në fushën ë lojës.

Askush s’mund ta imagjinonte që një lojtar si ai të gjendej në këtë pozitë.

Të enjten në Ligën e Evropës kundër Omonias, Cristiano e kishte mundësinë të shënonte, por nga një pozitë e lehtë e qëlloi shtyllën.

As ai nuk po mund ta besojë se në çfarë periudhë po kalon.

Në javët e kaluara, Cristiano e kishte angazhuar edhe psikologun profesional, Jordan Peterson për ta ndihmuar dhe për të parë se çka po ndodhë me të.

Por, për momentin duket se nuk po funksionon asgjë.

Duket se dalëngadalë po perëndon perandoria Ronaldo në Evropë, shkruan “Marca”, përcjell “Gazeta Express”.

Tash, shtrohet pyetja: A është koha për Cristiano Ronaldon ta konsiderojë mundësinë që të luajë në ligën MLS sezonin e ardhshëm?

Ronaldo e kërkonte largimin nga Manchester United gjatë verës, por në fund nuk kishte një interesim konkret dhe serioz për të, kështu që qëndroi në “Old Trafford”, së paku deri në janar.

“CR7” e donte një klub me të cilin do të mundë të luante në Ligën e Kampionëve, mundësi kjo që s’e ka me “Djajtë e Kuq”.

Tash kanë nisur të shtohen zërat se ai mund t’i bëjë valixhet gati dhe të largohet nga “Teatri i Ëndrrave” në afatin kalimtar të janarit dhe ta përqafojë një klub tjetër evropian, me mundësi reale Chelsean.

Gjithashtu, përpara e ka edhe Kampionatin Botëror, të fundit për të, duke e pasur parasysh se po i afrohet moshës 38 vjeçare.

E gjatë verës që vjen, ai ka mundësi ideale që ta kalojë fundin e karrierës në qetësi, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë i ka disa opsione, përfshirë këtu Los Angeles Galaxyn, ku do të luante përkrah “Chicharitos”, Inter Miamin e David Beckhamit apo edhe New York City FC.

Natyrisht, më shumë mundësi ka që Ronaldo ta mbyll karrierën në Sporting Lisbon, në klubin që e ngriti para se të shpërthente në Evropë.

Por, as Amerika nuk mund të përjashtohet si mundësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat