Dortmund - Bayern, Terzic dhe Nagelsmann zgjedhin “luftëtarët”

Futboll

Dortmund - Bayern, Terzic dhe Nagelsmann zgjedhin “luftëtarët”

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 18:14
Dortmund - Bayern

Dortmund-Bayern Munchen është dueli më i zjarrtë dhe prestigjioz në Bundesliga. Del Klassiker zhvillohet sot në orën 18:30, përballje që do transmetohet në SuperSport 2.

Dy ekipet numërojnë nga 15 pikë, dy më pak se surprizat Union Berlin dhe Freiburg.

Julian Nagelsmann ka humbur shërbimet e Thomas Muller, teksa ka zgjedhur të aktivizojë Serge Gnabryn në majë të sulmit, i cili do të mbështet nga treshja Mane-Musiala-Sane në skemën 4-2-3-1.

Vendasit rreshtohen në fushë me modulin 4-3-3, me trajnerin Edin Terzic që i përgjigjet kolegut Nagelsmann me treshen ofensive Malen-Moukoko-Brandt. Bayerni ka fituar tre takimet e fundit në “Signal Iduna Park”, stadium ku suksesi i fundit i Dortmundit është regjistruar në tetorin e vitit 2019 (3-2).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat