Trajneri i Polonisë: Më vjen mirë që nuk konkurrojmë me kundërshtarë të fortë!

Futboll

Trajneri i Polonisë: Më vjen mirë që nuk konkurrojmë me kundërshtarë të fortë!

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 15:52
Trajneri i Polonisë

Polonia është pjesë e Grupit E në kualifikueset e Euro 2024, teksa do të përballen me Shqipërinë, Republikën e Çekisë, Moldavinë dhe Ishujt Faroe. Tekniku Czeslaw Michniewicz tha se është i lumtur që në Grupin E nuk do t’i duhet të përballet me kundërshtarë të fortë si Italia, Anglia apo Franca.

“Duam të shkojmë në fazën finale të Europianit dhe ne besojmë se mund t’ja dalim, pasi në turne do të shkojnë dy skuadrat më të mirë nga grupi.

Sigurisht që Polonia është favorite në grupin tonë, sepse ne ishim dhe në vazon e parë. Megjithatë, ne duhet të luftojmë për vendin e parë.

Kur shikoj grupet B ose C, atje ka përballje vërtet të forta. Dhe më vjen mirë që nuk kemi pse të konkurrojmë me kundërshtarë kaq të fortë”, tha  Czesłaë Michniewicz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat