Deklarata e Casillas, mediat spanjolle kanë një tjetër version!

Futboll

Deklarata e Casillas, mediat spanjolle kanë një tjetër version!

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 19:17
Deklarata e Casillas

Deklarata e Casillas, mediat spanjolle kanë një tjetër version!!

Ish-portieri legjendar i Real Madrid, Iker Casillas ka habitur jo pak me deklaratën më të fundit. Spanjolli deklaron publikisht se është gay ndërsa ka marrë menjëherë mbështetjen edhe të një legjende si Carles Puyol i cili thekson se ka ardhur koha që ish-gardiani të tregojë historinë e jetës së tij.

Një lajm sensacional pa diskutim duke qenë se më herët Casillas ishte edhe i lidhur me gazetaren e famshme, Sara Carbonero, por që u nda disa kohë më parë.

Gjithsesi, kjo deklaratë e ish-kapitenit të Spanjës duket se nuk është marrë seriozisht nga mediat spanjolle të cilat besojnë se bëhet fjalë për një ironi të Casillas me zërat e fundit që e shohin 41-vjeçarin në një marrëdhënie të re me një vajzë e cila duket se nuk është pjesë e botës së medias ndërsa lojën e ish-portierit duket se e ka ndjekur edhe Carles Puyol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat