Reagimi i Xherdan Shaqirit, Granit Xhakës e Andi Zeqirit, pasi e kuptuan se do të përballen me Kosovën

Futboll

Reagimi i Xherdan Shaqirit, Granit Xhakës e Andi Zeqirit, pasi e kuptuan se do të përballen me Kosovën

Më: 10 tetor 2022 Në ora: 12:42
Xhaka e Shaqiri

Kombëtarja e Kosovës i mësoi dje kundërshtarët e fazës së grupeve të Kampionatit të ardhshëm Evropian.

Shorti i hedhur në Frankfurt të Gjermanisë i vendosi në të njëjtin grup “Dardanët” me Zvicrën, me të cilën vendi ynë e ka një lidhje speciale.

Kështu, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, por edhe Andi Zeqiri, do të përballen me vendin e rrënjëve të tyre, një ndeshje e veçantë kjo, e cila nga mediat zvicerane është konsideruar edhe si vëllazërore.

Image

Granit Xhaka

Nga ana tjetër, edhe për disa lojtarë të Kosovës, të rritur në tokën Helvetike, kjo lojë do të jetë mjaft speciale.

Image

Andi Zeqiri

E treshja e Zvicrës e ka bërë nga një postim në Instastory sapo e kuptuan që kanë përfunduar në Grupin I së bashku me Kosovën, krahas Izraelit, Rumanisë, Bjellorusisë dhe Andorrës.

Image

Xherdan Shaqiri

Më saktësisht, ata nuk komentuan diçka përpos që e publikuan fotografinë e grupit, të cilin synojnë ta fitojnë për ta siguruar kualifikimin në Euro 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat