Laçi shfryn të gjithë inatin e Superiores në Kupë

Futboll

Laçi shfryn të gjithë inatin e Superiores në Kupë

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 15:10
Vukiçeviq

Laçi është duke përjetuar një moment të keq në Superiore.

Në javën e fundit, kurbinasit arritën të barazonin me Tiranën dhe shpresojnë se kjo do të jetë pika e kthesës së tyre.

Ndërkohë në ditën e sotme, kjo skuadër ka luajtur në Kupë ndaj Devollit.

Asnjë problem për të kaluar në fazën më tej, teksa mbërriti fitorja e thellë në shifrat 5-0, që i bashkangjitet triumfit 2-0 në takimin e parë.

Autorët e golave ishin Prengaj dhe dopieta e Babatundes me Gecin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat