Barcelona kërkon hakmarrje ndaj Interit

Futboll

Barcelona kërkon hakmarrje ndaj Interit

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 12:37
Ilustrim

Champions League sonte në mbrëmje sjell të tjera ndeshje vendimtare për fatin e disa skuadrave.

Në orën 18:45 Napoli do të kërkojë një tjetër fitore fantastike ndaj Ajaxit, pasi e shkatërroi me rezultat tenistik në Holandë.

Atletico Madridit nuk i falet një tjetër gabim, teksa do të presë në shtëpi Club Brugge. Los Colchoneros me vetëm 3 pikë, nuk mund të gabojnë më, ndërkohë që ekipi belg kryeson me pikë të plota.

Në mbrëmje është radha e super ndeshjes mes Barcelonës dhe Interit. Katalanasit kërkojnë hakmarrjen pas humbjes së hidhur në Milano, teksa kishin jo pak pretendime për gjykimin.

Liverpooli do të ketë një transfertë aspak të thjeshtë ndaj Rangers, ndërkohë që Bayerni do të luajë në transfertën ndaj Plzen. Tottenham ka një ndeshje aspak të thjeshtë ndaj Frankfurtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat