Sa shumë vuajtje për Juventusin

Futboll

Sa shumë vuajtje për Juventusin

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 13:14
Sa shumë vuajtje për Juventusin

Juventus koleksionoi disfatën e radhës në Champions League teksa të martën mbrëma u mposht në transfertën izraelite ndaj Maçabit Haifa me rezultatin 0-2 duke i dhënë një goditje të fortë shanseve për kualifikim në një grup ku bën pjesë edhe Benfica me PSG.

Por, nuk është hera e parë që bardhezinjtë pësojnë të tilla “tronditje” në transfertat e Champions League, madje “plagët” për italianët kanë qenë edhe më të rënda në precedentët e kaluar teksa nuk mungojnë edhe zhgënjimet shtëpiake.

Kështu, në sezonin 2013-2014, kur ekipi drejtohej nga Antonio Conte udhëtoi drejt Stambollit për t’u ndeshur me Galatasarayn. Ndeshja u shty prej borës së madhe në Turqi, ndërsa ditën tjetër, bardhezinjtë humbën me rezultatin 1-0 pas një goli të Sneijder duke u eliminuar në fazën e grupeve. Sakaq, në vitin 2017, më datë tre qershor Juventus ushëton për në Cardiff, atje ku zhvillohej finalja e Champions ndaj Real Madrid. Rezultati? Një katastrofë. Skuadra që drejtohej po nga Allegri e mbylli pjesën e parë në barazim 1-1, por në fraksionin e dytë pësoi tre gola dhe si përfundim e humbi finalen me rezultatin e thellë 4-1. Një disfatë e cila ende “djeg” tek torinezët.

Por, në epokën Agnelli, Juventus në Champions League ka vuajtur jashtëzakonisht shumë edhe eliminimet në shtëpi. Fillimisht, ndaj Ajax të Ten Hag që në atë kohë kishte në organikë emra si De Ligt, De Jong apo Van De Beek. Në këtë rast, nuk mjaftoi as Cristiano Ronaldo që sapo ishte transferuar te bardhezinjtë.

Në vijim, sërish një skualifikim në shtëpi, këtë herë ndaj Lyon me Juventus që drejtohej nga Maurizio Sarri.

Më pas ishte radha e Andrea Pirlos për të dështuar në nivel europian, duke qenë se bardhezinjtë u eliminuan nga Porto në kohën shtesë teksa në Juventus Stadium pllakosi heshtja prej goli të Oliveira. Rezultati 3-2 për italianët, golat në fushë kundërshtare i dënuan pasi sfida e parë në Portugali ishte mbyllur me suksesin e vendasve 2-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat