Skuadra turke me aeroplan privat zbarkon në Kosovë

Futboll

Skuadra turke me aeroplan privat zbarkon në Kosovë

Nga: K. Goca Më: 12 tetor 2022 Në ora: 15:26
Sivasspor

Skuadra e futbollit Sivasspor ka zbarkuar në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.

Nesër në orën 21.00 do ta takohen Ballkani i Therandës, kampion i Kosovës dhe Sivasspor nga Sivas i Turqisë, në kuadër të xhiros së katërt të Conference League në futboll.

“Nesër do të përballem me Ballkanin si mysafir në Conferencë League UEFA-s, erdhëm në Kosovë.

Demir Grup Sivasspor ka mbërritur në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës, me një aeroplan privat të “Turkish Airlines” nga Aeroporti i Stambollit me një grup prej 19 personash për të luajtur me Ballkanin në ndeshjen e xhiros së katërt të Grupit G të Conferece League UEFA.

Pas një udhëtimi që zgjati 1 orë e 10 minuta, grupi ynë u vendos në hotel.. Skuadra jonë bardhekuq do të mbaj stërvitjen në orën 18:15 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Ballkani dhe Sivasspor do të takohen nesër në orën 21:00  në stadiumin Fadil Vokrri. Arbitri Manuel Schuettengruber nga Austria do të ndajë drejtësinë.

Ekipi ynë:
Ali Sasal Vural, Muammer Yıldırım, Baver Kuçkar, Uğur Çiftçi, Caner Osmanpaşa, Aaron Appindangoye, Murat Paluli, Dimitrios Goutas, Mehmet Albayrak, Kaan Onaran, Hakan Arslan, Robin Yalçın, Erdogan Yeşilyurt, Clinton N’Jie, Dia Saba, Max Gradel, Charis Charisis, Mustapha Yatabare, Karol Angielski”,
njofton FC Sivasspor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat