Agim Ademi: Vdekja e Alushit ka lënë boshllëk jo vetëm në familjen Batatina 

Futboll

Agim Ademi: Vdekja e Alushit ka lënë boshllëk jo vetëm në familjen Batatina 

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 17:52
Alush Ademi

Sot u varros Alush Batatina.

Në varrim morën pjesë një numër i madh i qytetarëve, duke ia dhënë lamtumirën e fundit Alushit, që kontriboi shumë në rritjen e KF Llapit të Podujevës.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i shpreh ngushëllime familjes Batatina.

“Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Alush Batatinës; e nderuar Familje Batatina!

Lajmi për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj Alush Batatina na pikëlloi pa masë, andaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe të gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta.

Vdekja e tij ka lënë boshllëk jo vetëm në familjen Batatina, por edhe në KF Llapi dhe në tërë komunitetin e futbollit. Alushi si anëtar i kryesisë së klubit dha kontribut të çmuar në ngritjen dhe rritjen e KF Llapi, teksa me vizionin e tij të krijuar në vendet perëndimore bëri që klubi t’i arrijë sukseset më të mëdha në historinë e tij.

Alushi ishte njeri i urtë, i palodhshëm në punë dhe me vlera të mëdha, andaj si i tillë do të kujtohet përherë.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”
, shpreh ngushëllimet Agim Ademi, president i FFK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat