Ja detajet e miqësores mes Shqipërisë dhe Arabisë Saudite

Futboll

Ja detajet e miqësores mes Shqipërisë dhe Arabisë Saudite

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 19:40
Foto ilustrim

Kombëtarja e Shqipërisë do t’i rikthehet aksionit në fund të muajit aktual, ku do të përballet me Arabinë Saudite.

Kjo miqësore do të zhvillohet më datën 26 tetor, ku “kuqezinjtë” udhëtojnë drejt Abu Dabit për ta zhvilluar ndeshjen me Arabinë Saudite në stadiumin “Al Nahyan”.

Kjo do të jetë miqësorja dhe njëkohësisht ndeshja e parë mes këtyre dy kombëtareve, e cila fillon nga ora 18:30 sipas kohës lokale, apo në orën 16:30 sipas orës sonë lokale.

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka bërë të ditur se për këtë miqësore do të grumbullohen 23 lojtarë, ku pjesa më e madhe e tyre do të përzgjidhen nga klubet e kampionatit shqiptar.

Nën urdhrat e trajnerit Edoardo Reja, Shqipëria do të fillojë grumbullimin më datën 22 tetor, kurse më datën 24 do të udhëtojë drejt Abu Dabit, ku edhe do të zhvillojë përgatitjet për këtë miqësore.

Lista e lojtarëve që do të grumbullohen për miqësoren kundër Arabisë Saudite do të publikohet nga FSHF më datën 20 tetor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat