Klubi i famshëm insiston për ish-trajnerin e Kombëtares

Futboll

Klubi i famshëm insiston për ish-trajnerin e Kombëtares

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 20:42
Joachim Low

Stuttgart shkarkoi trajnerin Pellegrino Matarazzo pas humbjes shtëpiake ndaj Union Berlin Pellegrino Matarazzo.

Ekipi i njohur po kalon një moment të vështirë dhe për momentin renditet në vendin e parafundit në Bundesliga.

Drejtuesit e klubit nuk po nxitohen për të zgjedhur teknikun e ri, pasi po synojnë afrimin e një emri të madh. I preferuari i madh është Joachim Low, i cili qëndron pushim prej korrikut të vitit të kaluar kur i dha fund aventurës 15-vjeçare në krye të kombëtares gjermane.

Emri i 62-vjeçarit është lidhur edhe më parë me pankinën e Stuttgartit, por ai e ka refuzuar këtë mundësi.

Gjithsesi, drejtuesit e klubit gjerman vijojnë të inistojnë për të bindur Low të pranojë propozimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat