Sulmuesi mesazh Southgate: Jam gati për Anglinë!

Futboll

Sulmuesi mesazh Southgate: Jam gati për Anglinë!

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 11:05
Sulmuesi mesazh Southgate: Jam gati për Anglinë!

Ivan Toney vijon të shkëlqejë me fanellën e Brentford teksa 26-vjeçari ishte protagonist kryesor i fitores ndaj Brighton me rezultatin 2-0. Pikërisht, dy golat e takimit i realizoi Toney që prek kështu kuotën e tetë golave në 10 ndeshje të këtij sezoni në Premier League duke u barazuar me Harry Kane, ndërsa para tyre qëndron vetëm jashtëtokësori, Haaland.

Toney po shfaq një formë të shkëlqyer ndërsa tashmë mendon seriozisht grumbullimin e tij me Anglinë për Botërorin e Katarit. Madje, sulmuesi nuk ngurron t’i dërgojë një mesazh trajnerit të “Tre Luanëve”, Gareth Southgate ku thekson se është gati për kombëtaren.

“Ndjehem shumë mirë dhe jam gati për të vijuar me këtë ritëm. E di që të gjithë tashmë flasin për një grumbullim me Anglinë. Sigurisht, u zhgënjeva që nuk pata asnjë minutë në dispozicion në ndeshjen ndaj Gjermanisë, por më duhet të shoh përpara. Duhet të punoj pasi tek Anglia, bëhet fjalë për një nga skuadrat më të mira me lojtarë tejet cilësorë.

Megjithatë, jo për mendjemadhësi, por nuk mendoj se nuk e meritoj kombëtaren. Jam gati për këtë hap dhe jam gati të shfrytëzoj mundësinë time sapo të më jepet shansi”, u shpreh Toney.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat