Munishi: Nuk duhet të marrim gola të tillë 

Futboll

Munishi: Nuk duhet të marrim gola të tillë 

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 23:39
Ismet Munishi

Prishtina ka arkëtuar tre pikë të qetësisë! 

Bardhekaltrit shënuan fitore me rezultat minimal 2:1 ndaj Ferizajt, në takimin e javës së 11-të të elitës së futbollit të Kosovës. 

Fitore që u sigurua me golat e futbollistit Leotrim Kryeziut.

Kryetrajneri i Prishtinës, Ismet Munishi, është i kënaqur me pjesën e sulmit.

“Me pjesën e sulmit kam qenë shumë i kënaqur.

Në fakt, ne edhe në disa ndeshje tjera kemi luajtur shumë mirë në pjesën ofensive, kemi qenë të rrezikshëm, por nuk kemi shënuar.

Sot bëmë një ndeshje të madhe. Megjithatë, nuk duhet të marrim gola të tillë. Duhet t’i shmangim disa gabime”, tha Munishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat