Haxhiu: Këtë pikë ia dedikojmë familjes së trajnerit tonë

Futboll

Haxhiu: Këtë pikë ia dedikojmë familjes së trajnerit tonë

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 19:00
Haxhiu

Trepça ’89 dhe Llapi kanë ndarë pikët pas një ndeshje spektakolare në “Riza Lushta”.

Ishte kjo përballje e vlefshme për xhiron e 11-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, e cila u mbyll me barazim 3-3, shkruan Gazeta Olle.

Mitrovicasit tre herë krijuan epërsinë, por poduejvasit arritën që të barazonin sa herë që gjendeshin në disavantazh.

Ndihmëstrajneri i Llapit, Fidaim Haxhiu e ka cilësuar të suksesshme pikën e fituar ndaj Trepçës ’89 në Mitrovicë. Haxhiu udhëhoqi ekipin e Llapit në ndeshjen ndaj 89-shit.

“Kemi pasur një javë të rëndë, ku dihet që trajneri ka pasur rast në familje dhe bashkë me të e kemi përjetuar edhe ne gjithë stafi dhe lojtarët. Këtë pikë ia dedikojmë familjes së trajnerit tonë.

Ekipi pa të funksionon ndryshe dhe sigurisht se i ka munguar Llapit në këtë takim.

Sa i përket ndeshjes, ne e kemi ditur se do të kemi përballje të fortë ndaj Trepçës ’89. Pranuam gola që nuk duhej marrë, por arritëm në fund të marrim një pikë. Dhe, kjo falë këmbëngulësisë tonë.

Është e madhe të dalësh nga kjo fushë me barazim, pasi nuk është pak të kthesh rezultatin ndaj Trepçës ’89, ndonëse në fund kemi mundur ta fitojmë ndeshjen”, ka thënë Haxhiu.

Me këtë barazim, tani ’89-shi ka dhjetë pikë të mbledhura dhe pozicionohet në vendin e shtatë në tabelë. Në anën tjetër, Llapi ka 13 pikë në pozitën e pestë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat