Partizani “ngec” në Elbasan ndaj Kastriotit

Futboll

Partizani “ngec” në Elbasan ndaj Kastriotit

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 19:53
Partizani “ngec” në Elbasan ndaj Kastriotit

Partizani nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola ndaj Kastriotit në Elbasan Arena.

Të kuqtë nuk mundën të shfrytëzonin mundësitë me krutanët që rezistuan dhe ishin të vendosur mirë në fushën e lojës. Rasti ideal për Partizanin ishte ai i pjesës së parë, madje në limitet e saj teksa goditja e Carës u ndal nga shtylla.

Në fraksionin e dytë ishte Da Silva ai që iu afrua golit për Partizanin megjithatë edhe braziliani nuk u tregua i saktë pak metra larg kuadratit të mbrojtur nga Sali. Kështu, në fund kryeqytetasit u detyruan të mjaftohen me vetëm një barazim të thatë pa gola.

Megjithatë, pavarësisht se doli me vetëm një pikë nga fusha, Partizani ia del të mbajë kryesimin e kampionatit teksa është me 16 pikë, një më shumë se Tirana në tabelën e klasifikimit. Nga ana tjetër, Kastrioti pas triumfit me Teutën në ndeshjen e fundit, regjistron sërish një rezultat pozitiv teksa renditet në vendin e gjashtë me 10 pikë të grumbulluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat